KASANO (CASSANO) ALL'IONIO; KALABRI | SHEFI MAFIOZ DAMIANO PEPE U SULMUA ME ARMË ZJARRI NË PUSI; E VDEKUR MBETI BASHKËSHORTJA SILVANA SIBARELI.

Kasano (Cassano) All'Ionio, Kalabri, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se në një pritë mafioze që ndodhi mbrëmë në lagjen Latugele (Lattughelle), në zonën e Kasano (Cassano) all'Ionio-s, në Kozencë (Cosenza), mbeti i plagosur rëndë nga armë zjarri:
1- Z. Damiano Pepe, me moshë 64 vjeç, i konsideruar nga hetuesit si një figurë kryesore në krimin e organizuar në zonën e Sibaritide-s.
Prita e armatosur ndodhi rreth mesnatës dhe rezultoi në vdekjen e bashkëshortes së tij, znj. Silvana Sibareli (Sibarelli).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit












Comments