FSHATI CARAVIK; KLINË | DORIAN KURTISHAJ DHE ALBAN KURTISHAJ U ARRESTUAN; NËN HETIM PËR VRASJE ME ARMË ZJARRI TË MBETUR NË PËRPJEKJE; KONTROLLE DHE NË FSHATIN BUBAVEC TË MALISHEVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 23
- 1 min read

Fshati Caravik, Klinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Dorian Kurtishaj.
2- Z. Alban Kurtishaj.
Ata konsiderohen doras në të shtëna me armë zjarri ndaj dy subjekteve (meshkuj) që qarkullonin me kamionçinë.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Disa gëzhoja arme zjarri.
Në funksion të gjetjes dhe të sekuestrimit të armës së zjarrit në cilësinë e provës materiale u kryen kontrolle edhe në:
1- Fshatin Bubavec, të Malishevës, por, nuk u gjet gjësend.
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje në tentativë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments