FSHATI JASHANICË E ULËT; RESTORANTI “KUZHINA E DJALIT”; KLINË | RAMADAN MORINA U PROCEDUA PENALISHT; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË AJËR; NJË PLUMB QORR (BREDHARAK) PLAGOSI NJË QYTETAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Fshati Jashanicë e Ulët, Restoranti “Kuzhina e Djalit”, Klinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Ramadan Morina, me moshë 26 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i lidhur me të shtënat me armë zjarri në ajër gjatë një ceremonie festive familjare, të shtëna të cilat plagosën një qytetar (nga një plumb qorr, e thënë ndryshe plumb bredharak).
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një (1) armë zjarri - me leje në zotërimin e z. Morina.
2- Njëzet e shtatë (27) gëzhoja arme zjarri.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Përdorim i armëve apo mjeteve të rrezikshme”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments