PODUJEVË | ARID POTERA U ARRESTUA; PLAGOSI ME THIKË REDON MEHMETIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 19 hours ago
- 1 min read

Podujevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Arid Potera.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të:
1- Z. Redon Mehmeti.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë e ftohtë (thikë).
Nën hetim penal paraprak janë edhe një mori subjektesh (meshkuj) që ishin përkrahës të tij në sulmin ndaj z. Mehmeti.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments