RRUGA “ASTRIT BYTYQI”; FERIZAJ | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR FIDAN HUSMANI; I KONSIDERUAR BASHKËPUNËTOR ME TË ARRESTUARIT HIVZI KRABAJ + ISAK HUSMENI + ELMEDINA REXHEPI (4.44 KG KOKAINË).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 2 min read
Updated: 5 days ago

Rruga “Astrit Bytyqi”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Fidan Husmani.
Ai konsiderohet pjesë e grupit kriminal ku bëjnë pjesë subjekte të arrestuar të përshirë në shkelje penale të lidhura me drogërat (4.44 kg kokainë).
Në lidhje me arrestimin e tyre Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ka botuar artikujt me përmbajtjen e mëposhtëme, ... 👇👇👇
PIKA E KALIMIT KUFITAR HANI I ELEZIT; PRISHTINË | ISAK HUSMENI DHE ELMEDINA REXHEPI U ARRESTUAN; KONSIDEROHEN TË LIDHUR ME HIVZI KRABAJN (4.44 KG KOKAINË).

Pika e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, Prishtinë | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Isak Husmeni.
2- Znj/znjsh. Elmedina Rexhepi.

Gjithashtu, në datën 10.08.2025 u arrestua edhe:
1- Z. Hivzi Krabaj.
Arrestimi i tyre lidhet me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasi kokaine.
Ndaj tyre bashkarisht filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
RRUGA “VILJAM VOKER”; PRIZREN | HIVZI KRABAJ U ARRESTUA; 4.44 KG KOKAINË.

Rruga “Viljam Voker”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Hivzi Krabaj.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Katër pikë dyzet e katër (4.44) kilogramë kokainë me vlerë tregu mbi 300 mijë €.
2- Dy peshore elektronike.
3- Dyqind e gjashtëdhjetë (260) € të thata.
4- Një pajisje për vakumimimin e qeseve plastike.
5- Një motomjet “Piaggio Vespa”.
6- Një aparat i lëvizshëm telefonik “iPhone 15 Pro Max”.
7- Një sasi qesesh plastike për paketim.
8- Etj, …

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments