FSHATI PRELEZ I JERLIVE; FERIZAJ | XHEVAT BEHLULIT IU THYE BANESA; HAJNAT MORËN STOLI ARI ME VLERË RRETH 10 MIJË € + 3 MIJË € TË THATA; U ÇEL HETIM PENAL PARAPRAK PËR “VJEDHJE E RËNDË”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 16
- 1 min read

Fshati Prelez i Jerlive, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Në banesën e familjes Behluli u vodhën stoli ari me vlerë rreth 10 mijë € + 3 mijë € të thata.
Akti i vjedhjes u konstatua nga:
1- Z. Xhevat Behluli, i cili, rreth orës 19:00, të datës 15.08.2025, u nis me familjen në një dasëm, por, kur u këthye në banesë, rreth orës 01:40, pa se banesa ishte thyer nga një dorë e panjohur.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vjedhje e rëndë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments