top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “ANDRI DINANA”; MITROVICË | BALSHA IVANOVIÇ U ARRESTUA; U PROCEDUAN PENALISHT PAVLE PRIÇA DHE NIKOLA MITIÇ; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR 4 VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Updated: 13 hours ago

Rruga “Andri Dinana”, Mitrovicë e Veriut, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan:

1- Z. Balsha Ivanoviç.


Proceduan penalisht:

1- Z. Pavle Prica.

2- Z. Nikola Mitiç.


Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në akte dhune fizike ndaj një subjekti (mashkull); ndaj z. P. Iliç.


Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Disa armë të ftohta.

2- Një armë zjarri automatike.

3- Një granatë dore M-75.

4- Municion luftarak (dhjetëra fishekë).

5- Narkotikë.

6- Një peshore.

7- Një antiplumb.

8- Një shumë të hollash (të thata).

9- Etj, …


Gjykata Themelore në Mitrovicë, shqiptoi masë sigurimi arrest në burg me afat tridhjetë (30) ditor ndaj z. Ivanoviç.


Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Vrasje në tentativë”.

2- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

3- Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

4- Pjesëmarrja në rrahje”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page