“RRUGA E ULQINIT”; MITROVICË | BURIM SADIKU U TENTUA TË VRITEJ ME ARMË ZJARRI; DORASI IKU NË DREJTIM TË FSHATIT KOSHTOVË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

“Rruga e Ulqinit”, Mitrovicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Burim Sadiku, me moshë 43 vjeç, u tentua të vritej me armë zjarri.
Si doras konsiderohet një subjekt (mashkull); drejtues i një automjeti në lëvizje, i tipit “VW”; i cili, iku në drejtim të fshatit Koshtovë.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Dy gëzhoja arme zjarri.
Në lidhje me sa më sipër, filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje në tentativë”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments