RRUGA “ALI IBRA”; GJAKOVË | SARANDA KOVAQI (KOVAÇI) U SHPALL E ZHDUKUR; DOLI PËR TË SHKUAR NË DYQAN NUK U KTHYE MË NË SHTËPI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Rruga “Ali Ibra”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën informacion se:
1- Znj. Saranda Kovaqi (Kovaçi), me moshë 42 vjeçe, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte rikëthyer më.
Denoncimi u bë nga bashkëshorti i saj, sipas të cilit, ajo kishte dalë nga shtëpia me qëllim për të shkuar në dyqan, por, nuk u këthye më në banesë.
Mbështetur mbi denoncimin e tij filluan hetime penale paraprake të parashikuara në konceptin penal:
1- “Person i zhdukur”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments