RRUGA “SKËNDERBEU”; GJAKOVË | U ARRESTUA SYLEJMAN ZATRIQI (ZATRIÇI); U PËRPOQ TË GËLLTISTE NJË QESKË ME DROGË QË TË MOS BINTE NË DUART E POLICISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 29
- 1 min read

Rruga “Skënderbeu”, Gjakovë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Sylejman Zatriqi (Zatriçi).
Arrestimi i tij u krye rreth orës 01:30, të datës 29 maj, të vitit 2025, ndërkohë që ishte duke udhëtuar me një automjet të tipit “Golf 7”, me ngjyrë të kuqe.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një sasi lënde narkotike e amballazhuar, të cilën, ai u përpoq ta gëlltiste me qëllim që të mos binte në duart e Policisë.
Ndaj tij kanë filluar hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Sulm ndaj personit zyrtar”.
2- “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope apo analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments