11 TË ARRESTUAR NË GJILAN DHE NË GJAKOVË NË KUADËR TË OPERACIONIT POLICOR TË KODUAR “PATENTA” | EMRAT 1 PËR 1.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Kamer Shabani (me funksion drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjakovë).
2- Z. Kader Saber Arifaj (me status shoqëror sipërmarrës - pronar i një autoshkolle në Gjakovë).
3- Z. Sadri Sutaj (me funksion kontrollor).
4- Z. Avni Avdyli (me funksion drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjilan).
5- Z. Trim Avdyli.
6- Z. Emsh Ahmeti (me funksion kontrollor).
7- Z. Drilon Ahmeti (me funksion punëtor i autoshkollës).
8- Z. Afrim Toçani.
9- Z. Naim Murseli.
10- Dy veta të tjerë me funksione të lidhura me procedurat administrative të testimit.
Ata u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Patenta”.
Njoftim | Gjatë kontrollit u sekuestruan një armë AK47, dy revole, 224 fishekë, para të gatshme në euro dhe franga zvicerane, 17 telefona, 3 kompjuterë, 2 USB dhe dokumentacion i rëndësishëm.
Dhjetë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet vazhdojnë, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments