PRESIDENTJA E PARLAMENTIT EVROPIAN ROBERTA METSOLA: PAPA LEO XIV-të ËSHTË SIMBOL I GUXIMIT; E FTOJ NË PARLAMENTIN EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 days ago
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Papa Leo XIV-të nuk është vetëm bariu i kopesë katolike romake në të gjithë botën, por edhe një simbol i guximit dhe qartësisë morale në një kohë kur busulla të tilla nevojiten gjithnjë e më shumë.
Zëri i tij është një zë që evropianët e të gjitha besimeve dhe të tjerëve e dëgjojnë, e vlerësojnë dhe e respektojnë”.
Kështu shkroi Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në rrjetin social virtual Iks (X).
“Në emër të Parlamentit, kam kontaktuar Selinë e Shenjtë për të përsëritur ftesën tonë që Ati i Shenjtë të mbajë një fjalim në një seancë plenare të Parlamentit.
Shpresojmë ta mirëpresim atë në të ardhmen e afërt dhe të dëgjojmë mesazhin e tij për Bashkimin Evropian”, tha Presidentja Metsola.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments