RREZIKU I LUFTËS TOTALE | KINA PËRGATIT “SKENARIN Z”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 4, 2023
- 5 min read

Nga z. Federico Giuliani. Ata e kanë quajtur “Skenari Z”, togfjalësh që fjalë për fjalë përshkruan atë që Kina beson se mund të ndodhë nëse do të shpërthejë një luftë e gjithanshme. Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (UÇP) ka kryer një simulim për të vlerësuar performancën e armëve të saj të reja, përballë një konflikti të mundshëm gjithëpërfshirës. Një hipotezë më se realiste, ajo e luftës totale, duke marrë parasysh tensionet në rritje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe dosjet e shumta të hapura potencialisht shpërthyese, si çështja e Tajvanit, dhe pretendimet e ndryshme të kryqëzuara në Detin e Kinës Jugore. Epo, në testin e tyre të fundit, ekspertët e Marinës Kineze, pa iu referuar armiqve të veçantë, apo pa emërtuar SHBA-në, e kanë cilësuar këtë fund të pakapshëm si “Skenari Z”. Kushtojini vëmendje kushteve: kur ora X të godasë, Dragoi (Kina) do ta gjejë veten që duhet të përballet me një luftë gjithëpërfshirëse. Një koncept sipas të cilit, do të mobilizohen të gjitha burimet, dhe përpjekjet në dispozicion të vendit, në përpjekje për të fituar konfrontimin ushtarak, dhe që parashikon përfshirjen e ushtrisë, natyrisht, por edhe të popullsisë civile, dhe të ekonomisë, ashtu siç ndodhi, gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Detajet e skenarit të luftës botërore me “Skenar Z”, janë bashkangjitur në një artikull (i cili mund të konsultohet dhe shkarkohet këtu) me titull “Një metodë e vlerësimit të efektivitetit operacional për anijet luftarake sipërfaqësore në mjedisin kompleks të provës operacionale, të botuar për Gazetën Kineze të Kërkimeve të Anijeve, nga studiuesi i UÇP-it, Fang Canxin, dhe të ekipit të tij. Siç u përmend, është një simulim, por, për shkak të aspekteve të ndryshme të dokumentit - si veçantia e përmbajtjes dhe disa lëvizjeve të përshkruara brenda tij - lajmi bëri xhiron e botës). “SKENARI Z” DHE NJËSIA 91404. Siç ka theksuar gazeta kineze Shtypi i Mëngjesit i Kinës Jugore (South China Morning Post), në Kinën kontinentale vlerësimi i performancës së armëve konvencionale përfshin lojëra luftarake të bazuara në kompjuter dhe teste në terren. Në mënyrë të veçantë, simulimi u fokusua kryesisht në vlerësimin e aftësive luftarake të armëve në një konflikt rajonal, siç është ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake, e dy ose më shumë grupeve të huaja transportuese rreth Tajvanit, ose në Detin e Kinës Jugore. Në “Skenarin Z”, megjithatë, ka “një përplasje të vullnetit strategjik”, që shtyn një konflikt rajonal të kthehet në një luftë gjithëpërfshirëse, thuhet në tekstin e z. Fang Canxin, që i përket Njësisë 91404 të ushtrisë kineze. Jo çdo njësi, por ajo përgjegjëse për testimin në det, të disa prej armëve më të fundit, dhe më të fuqishme detare të Kinës. Z. Fang dhe kolegët e tij, siç u përmend, nuk përmendën ndonjë vend të caktuar, por pajisja armike e paraqitur në botim - siç është shkatërruesi i klasit Arleigh Burke - i përket Marinës së SHBA dhe bashkëpunëtorëve të saj. Këto pasuri janë bërë që t'i përkasin një “aleance blu” imagjinare, dhe kjo është e një “aleance blu”. ANIJE DHE DETE. Në artikullin e tyre, shkencëtarët kinezë u përqendruan në fatin e një anijeje. Modaliteti i luftës sipas “Skenarit Z”, supozon se ushtria kineze mund ta gjejë veten nën sulm (të gjithanshëm) nga aleanca hipotetike blu e lartpërmendur. Marina kineze, e cila aktualisht ka gati 50 shkatërrues, do të shihte çdo anije të goditur me më shumë se 11 raketa armike, dhe me më shumë se tre silure. Do të ishte komplekse të kontrolloheshin varkat, duke pasur parasysh se kërcënimet do të vinin nga drejtime të shumta dhe në mënyra të shumta. Aleanca blu do të ishte gjithashtu në gjendje të gjeneronte zhurma bllokimi mbi 30 herë më të forta se sinjali i përdorur nga anijet luftarake kineze për komunikim, ndërsa diapazoni i zbulimit të radarëve kinezë do të reduktohej në shumë më pak se 60% e rrezes së tij normale. Me pak fjalë, këto kushte ekstreme do të pengonin rëndë aftësitë luftarake të luftanijes kineze. Në një skenar të tillë, gati një e treta e aftësive të mbrojtjes ajrore të shkatërruesit do të humbiste menjëherë pas sulmit, dhe vetëm gjysma e raketave tokë-ajër mund të godasin objektivat në hyrje. Ekspertët detarë kinezë, të cilët vlerësuan në mënyrë të pavarur rezultatet e vlerësimit të testit, besojnë se shifrat janë realiste, thuhet në gazetën në fjalë. LUFTA TOTALE E IMAGJINUAR NGA KINA. Fati i një luftanijeje mund të jetë i papërfillshëm, në krahasim me koston e përgjithshme të një lufte totale, e cila, ndër pasojat e tjera, mund të përfshijë humbjen e miliona, apo edhe miliarda jetëve njerëzish, dhe dëme të mëdha në infrastrukturë, qytete, rrjete komunikimi dhe objekte industriale. Nëse një ose më shumë aktorë përdorin armë bërthamore, atëherë lufta mund të shkaktojë gjithashtu efekte të qëndrueshme, dhe të dëmshme në ekosistemet, bujqësinë dhe mjedisin, duke çuar në mungesa ushqimore, mutacione gjenetike, dhe shkallë më të lartë të kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Ekipi i Fang prezantoi në thelb një diskutim serioz të luftës gjithëpërfshirëse në kontekstin e kërcënimeve të mundshme që mund të përballen anijet sipërfaqësore kineze në skenarë shumë të njohur, që përkojnë me ujërat e Detit të Kinës, dhe ngushticës së Tajvanit. Megjithatë, dokumenti u publikua në një moment delikat. Në fakt, ne kujtojmë se në dekadën e fundit marina kineze ka revolucionarizuar (dhe po vazhdon ta bëjë këtë) aftësitë e saj ushtarake për të ngritur një flotë që sot konsiderohet cilësisht pothuajse në të njëjtin nivel me atë të Shteteve të Bashkuara, të paktën për sa i përket performances të anijeve të saj në sipërfaqe. A do të thotë se Kina po përgatitet për një luftë të plotë me SHBA-në? Është i përjashtuar ky opsion. Përkundrazi, ka më shumë gjasa që raporti i Njësisë 91404 të jetë krijuar për të vlerësuar potencialin ushtarak të ushtrisë kineze, për të korrigjuar çdo gabim, dhe në të njëjtën kohë, për të bindur armiqtë (lexo: Shtetet e Bashkuara) që të mos bëjnë lëvizje të rrezikshme në Indo-Paqësor. “Nëse do të vendosja shkallën e një lufte të afërt në një shkallë nga 1 deri në 10, do ta vendosa situatën tani në 7”, tha në çdo rast z. Rodrigo Duterte, ish presidenti i Filipineve, në një emision radiofonik të fundjavës. Nga ana e tij, z. Hu Xijin, një ish-kryeredaktor i gazetës kineze Kohërat Botërore (Global Times), dhe një figurë e shquar në mediat sociale kineze, tha se shumica e zyrtarëve të qeverisë kineze besojnë se vendi duhet të qëndrojë i qetë, dhe të mos frikësohet dhe të përfshihet në një luftë eventuale të asgjësimit kundër Shteteve të Bashkuara. Nëse shpërthen një luftë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, në të cilën interesat strategjike të të dyja palëve janë njëlloj në rrezik, Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të mobilizojnë lehtësisht forcat e tyre dhe të përfshihen në një luftë deri në vdekje, tha z. Hu, duke sugjeruar se Kina do të kishte shumë pak shanse për fitore. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments