top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ROSHNIK: DO TË MBAHET FESTA E FIKUT | PANAIR, MUZIKË, VALLE DHE BAKLLAVA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 24, 2023
  • 2 min read

Roshnik, Berat | Në njësinë administrative Roshnik, do të mbahet “Festa e Roshnikut” ose ndryshe “Festa e Fikut”, e cila, do të mbledhë për dy ditë me radhë fermerë dhe banorë të njësisë administrative Roshnik, dhe jo vetëm, edhe banorë të zonës së qarkut të Beratit dhe të trevave të ndryshme nga mbarë Shqipëria, përfshirë edhe turistë të huaj.


Sipas autoriteteve shtetërore që janë investuar me qëllim bërjen realitet të kësaj ngjarjeje festive, “festat lokale, po organizohen në të gjithë Shqipërinë, si një mënyrë për të promovuar traditën, produktet, kulinarinë dhe natyrën shqiptare ndalen edhe në Berat”.


“Në datën 8-9 shtator në Berat, në njësinë administrative Roshnik do të zhvillohet “Festa e Roshnikut” ose ndryshe “Festa e Fikut”, ku do të kemi një numër të madh pjesëmarrësish për panairin, të cilin do e zhvillojmë aty për të dy ditët radhazi, me produkte tipike të zonës, gliko, lakror, arra, dardha, mollë dhe sigurisht fiq”, thuhet në përmbajtjen e një deklarate të një enti shtetëror.


Theksohet se “gjatë ditëve të festës do të ketë edhe aktivitete dhe lojëra për fëmijë me animatorë, të preferuarit e fëmijëve, valltaret me kostumet popullore tipike të zonës, vizita ne Liqenin e Roshnikut me Kayak, hiking në Malin e Tomorit, degustime në kantina, këngëtarë të mirënjohur të muzikës popullore dhe shumë argëtim”.


Autoritetet shtetërore ftojnë fermerët dhe banorët e zonës të mos mungojnë në këtë aktivitet festiv, ku do të promovohen produktet e zonës.


Festa e Roshnikut është një aktivitet i përvitshëm ku bëhet promovimi i produkteve të zonës.


Njësia Roshnik ndodhet në territorin ku gjendet edhe Parku Kombëtar i Mali të Tomorit, i cili, ka tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj nga viti në vit me rritje të ndjeshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page