DURRËS | LEANDRO DERVISHI PËR MASË SIGURIMI “DETYRIM PËR PARAQITJE”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 15 hours ago
- 1 min read

Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës strukturat vendore të hetimit penal kërkuan masë sigurimi vetjake “detyrim për paraqitje” ndaj:
1- Z. Leandro Dervishi.
Ai konsiderohet i përfshirë në shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shpërdorim detyre”.
Njoftim | Nga ky raport rezulton qartë se në regjistrat hipotekorë dhe në volumet fizike janë konstatuar mungesa të shumta, si dhe ndërhyrje të paligjshme.
Konkretisht, gjatë inventarizimit është konstatuar se një numër i konsiderueshëm regjistrash hipotekorë paraqesin dëmtime të ndryshme, faqe bosh, faqe të dëmtuara ose të grisura, faqe të vendosura jashtë rendit kronologjik, faqe që mungojnë tërësisht, faqe të zëvendësuara, faqe që dallojnë dukshëm nga njëra-tjetra si për nga forma, ashtu edhe për nga lloji i shtypshkronjës, si dhe faqe të shkëputura nga boshti i volumit.
Nga inventarizimi i 1.063 regjistrave hipotekorë rezulton se vetëm 152 prej tyre nuk paraqesin dëmtime, ndërsa 908 rezultojnë të dëmtuar.
Sipas këtij inventari, mungojnë tërësisht 730 faqe, 243 faqe janë zëvendësuar, 569 faqe rezultojnë të dubluara, 25 faqe janë të grisura dhe 1.548 faqe janë bosh, thuhet në aktet proceduriale penale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















