ROMË: TRE ORË TAKIM KOKË MË KOKË NË PALLATIN KIXHI MES KRYEMINISTRES ITALIANE XHORXHA (GIORGIA) MELONI DHE PRESIDENTIT FRANCEZ EMANUEL MAKRON.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read

Romë, Itali | Takimi kokë më kokë midis kryeministres italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni dhe presidentit francez Emanuel Makron zgjati më shumë se sa pritej një ditë më parë, rreth tre orë.
Presidenti francez mbërriti në Pallatin Kixhi (Palazzo Chigi) një çerek ore me vonesë nga sa ishte parashikuar në axhendë.
“Është një festë e madhe, ka shumë interes për këtë takim dypalësh”, bëri shaka kryeministrja Meloni, duke iu drejtuar togës së fotografëve.
Ajo që i ndau ishte mbi të gjitha qëndrimi që duhej mbajtur me administratën amerikane, si për tarifat ashtu edhe për fatin e Kievit, për të cilin, të dy në shënimin e përbashkët shpresojnë për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.
Asnjë përmendje e garancive të sigurisë për Ukrainën apo formateve, si ai i gatishmërisë, me të cilat, do të qasej në nivel ndërkombëtar në rrugën drejt paqes, mbi të cilën, në muajt e fundit ishin matur distancat midis Romës dhe Parisit.
Dhe pikërisht për të zbutur dallimet që kanë qenë të vështira për t'u zgjidhur deri më tani, dhe për të verifikuar se është e mundur të vazhdohet së bashku për çështjet thelbësore - siç kishte njoftuar Pallati Elize - presidenti francez kishte promovuar vizitën e tij në Itali.
Vizitë kushtuar ekskluzivisht takimit dypalësh me kryeministren - i cili, zgjati për një kohë të gjatë, siç u vu re nga nivelet më të larta të qeverisë.
Biseda midis të dyve ishte e sinqertë dhe kryeministrja Meloni thueht se i kërkoi kreut të një kombi që ajo e quajti mik, si dhe aleat, të shmangte episode të mëtejshme, siç ishte fotografia tani famëkeqe e Tiranës, e cila, e bëri të qartë përplasjen mes tyre.
“Dinjitet i barabartë, nëse doni të shkoni mirë”, ishte mesazhi që iu dha presidentit francez Makron, i cili, qëndroi në Pallatin Kixhi (Palazzo Chigi) deri vonë në mbrëmje.
Pastaj ai u nis për në Paris, pa bërë asnjë deklaratë për shtypin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios