ROLAND SERJANI BABA I 3 FËMIJËVE DHE ISH-PUNONJËS I POLICISË SË BURGJEVE U GJET I VETËVARUR NË PORTËN E MANASTIRIT TË FSHATIT KOSTAR NË BASHKINË FINIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 20, 2024
- 1 min read
Finiq, Shqipëri | Një tjetër akt vetëvrasjeje u shënua në Finiq.
Viktima është identifikuar si Roland Serjani, me moshë 34 vjeç, banues në Delvinë, baba i 3 fëmijëve.
Ai u gjet i vetëvarur në portën e Manastirit të fshatit Kostar, në Bashkinë Finiq.
Ai ishte ish-punonjës i Policisë së Burgjeve në Sarandë, i cili, pas mbylljes së paraburgimit ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë.
Një qytetar që po shkonte për të ndezur qirinj në vendin e shenjtë e pa dhe njoftoi policinë vendore.
“Ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur aj është përballur me trupin e pajetë të z. Serjani, i varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





































Comments