ROJA I PARKINGUT NË MUZEUN E HEROIT GJERGJ KASTRIOTI (SKËNDERBEUT) NË KRUJË BUJAR DEDJA U MOR ZVARRË ME MAKINË NGA DISA TURISTË TURQ QË NUK DONIN TË PAGUANIN TARIFËN E PARKIMIT | GJENDET NË SPITAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 19
- 1 min read
Updated: Apr 29

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Z. Bujard Dedja, roje parkingu në Muzeun e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në Krujë u aksidentua me dashje nga një automjet.
Dyshohet se disa turistë turq kanë tentuar të largohen pa paguar për shërbimin e parkimit.
Por nuk janë lejuar nga roja Dedja, i cili, ka hipur mbi kapakun e motorit të automjetit.
Drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar por i ka dhënë gaz automjetit duke e aksidentuar z. Dedja, i cili, gjendet në spital në kushte të rënda shëndetësore.
Një automjet me targa të huaja u ndalua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit në Fushë-Krujë, brenda të cilit, ndodheshin disa turistë me shtetësi turke.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments