PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: NUMRI I TË VDEKURVE NË SULMIN AJROR RUS NË KRAMATORSK SHKOI NË PESË; NUMRI I VIKTIMAVE MUND TË RRITET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Numri i të vdekurve nga sulmi i sotëm rus në Kramatorsk, në Ukrainën lindore, është rritur në pesë të vdekur dhe po aq të plagosur”.
Kështu njoftoi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X).
“Operacionet e shpëtimit vazhdojnë në Kramatorsk, në rajonin e Donetskut, në vendin e një sulmi rus.
Sulmet ajrore ruse goditën pikërisht në qendër të qytetit, duke synuar civilët.
Deri më sot, të paktën pesë persona janë plagosur dhe pesë të tjerë janë vrarë.
Ngushëllimet e mia më të thella familjeve dhe të dashurve të tyre.
Fatkeqësisht, numri i viktimave mund të rritet. Të gjitha shërbimet e emergjencës tani po punojnë në vendngjarje; ekipet e shpëtimit dhe ekipet mjekësore po ndihmojnë njerëzit”, shkroi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments