ROBERT FOTO CINI NGA LESKOVIKU VDIQ NË BURGUN E LEZHËS: DYSHOHET NGA INFARKTI I MIOKARDIT.

Tiranë, Shqipëri | Z. Robert Foto Cini, i datëlindjes 22.07.1970, i cili vuante dënimin në Institucionin e Ekzekutimeve Penale të Lezhës vdiq në Spitalin Rajonal të Lezhës, në orën 14:15, pas një infarkti të miokardit.
I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura”.
Ai vuante nga çrregullimi skizo-afektiv.
Z. Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27.11.2021, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme të shëndetit mendore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments