top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REZOLUTA 6411 NGA SHBA-ës DO TË JETËSOJË NDALJEN E DISKRIMINIMIT DHE DO TË ZGJIDHË DREJT ÇËSHTJEN E KRAHINËS SHQIPTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 10 hours ago
  • 4 min read

Nga Mjeshtëri i Shkencave (Magister Scientiae) Refik Hasani.

Prishtinë, Republika e Kosovës | Prezantimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën, i cili, më 21 janar 2026, në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të ShBA-ës, inicoi duke prezentuar Rezolutën me numër H.R. 6411.


Përmes dëshmive të bollshme paraqiti diskriminimin sistematik të Komunitetit Etnik shqiptar në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.


Procedura ligjore, Rezoluta, pas vlerësimit nga Komisioni përkatës, do të:

1- Raportohet nga Komiteti për Punë të jashtme.

2- Dërgohet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve.

3- Më pas, kalon në Senatin e ShBA-ës.

4- Dhe, në fund, i Dërgohet Presidentit të ShBA-së për nënshkrim.


Miratimi i Projektligjit të Rezolutës, përbën një akt me rëndësi të veçantë juridike dhe politike, i cili, synon ndalimin e çdo forme diskriminimi dhe garantimin e të drejtave themelore të popullsisë shqiptare.


Rëndësia juridike dhe politike | Miratimi i kësaj Rezolute është:

1- Një akt me rëndësi të veçantë juridike dhe politike.

2- Bazë normative ndërkombëtare për ndaljen e diskriminimit.

3- Dhe, garanci për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave themelore dhe kolektive të shqiptarëve etnikë në Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.


Zbatimi i saj synon një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe ligjërisht të bazuar, në përputhje me:

1- Parimet universale të të drejtave të njeriut.

2- Barazinë para ligjit.

3- Dhe, instrumentet e së drejtës ndërkombëtare.


Dimensioni historik dhe ndërkombëtar | Ky është një zhvillim me trajtim dhe vlerë historike, sepse:

1- Çështja e Krahinës Shqiptare është ndërkombëtarizuar në nivelet më të larta të vendimmarrjes së politikës së jashtme të ShBA-ës.

2- Ka arritur në Kongres, Senat dhe Administratën Presidenciale.


Krahinës sonë i njihen veçoritë thelbësore:

1- Popullsi autoktone shqiptare.

2- Vullnet plebishitar i shprehur në Referendumin e 1-2 marsit 1992.

3- Sakrifikim dhe mbrojtje përmes luftës së armatosur (UÇPMB).

4- Marrëveshja e Konçulit (2001), e pazbatuar nga Serbia.


Kjo rezolutë krijon bazë normative për trajtimin e çështjes së Krahinës Shqiptare në përputhje me parimet universale të të drejtave të njeriut, barazisë para ligjit, siç përcaktohen nga e drejta ndërkombëtare dhe instrumentet përkatëse ndërkombëtare.


Zbatimi i kësaj rezolute do të kontribuojë në një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe ligjërisht të bazuar të çështjes së Krahinës Shqiptare, duke respektuar standardet ndërkombëtare dhe rendin juridik demokratik.


Është një hap i rëndësishëm drejt llogaridhënies të mbrojtjes dhe avancimin e të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave kolektive të shqiptarëve etnikë në Serbinë Jugore.


Njëkohësisht është edhe në mbrojtje të vlerave demokratike, kurse për Krahinën tonë kjo veçori-dallohet sepse jemi autoktonë; pastaj, kemi shprehur vullnetin plebishitar, dhe kemi manifestuar sakrificën edhe kemi mbrojtur pragun përmes luftës së armatosur.


Ky është NJË ZHVILLIM ME TRETMAN dhe vlerë HISTORIKE, se ndërkombëtarizimi ka arritur në nivelet më të larta të vendimmarrjes së politikës së jashtme të ShBA-ës, dhe çështja e Krahinës sonë në instancat e mekanizmat më të larta të Senatit, Kongresit dhe Presidentit të ShBA-ës.


Kjo flet se në këtë Krahinë ka një diskriminim sistematik dhe mbi të gjitha nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik, pra, është një kapitull i ri dhe një moment shumë domethënës për shqiptarët e kësaj Krahine.


Është një mbështetja thelbësore që tani e tutje nga kjo Rezolutë, do të kemi edhe nga Admininstrata më e lartë Kapitol (Capitol) Hill-Shtëpia e Bardhë.


Pasi ne kemi mbajtur Referendumin e 1 e 2 Mars 1992, dhe sakrificës dhe kryengritjes së armatosur përmes luftës së UÇPMB-së, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit.


Zbatimi i Rezolutës, së miratuar është veprim konkret me efekte dhe ndikim ndërkombëtar, dhe do të reflektojë shumë pozitivisht edhe në ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të çështjes së pazgjidhur të kësaj Krahine, do të rritet, shtohet dhe presim intesifikim, dinamizim jo vetëm nga ShBA-ës, por, edhe nga instanca të Bashkimit Evropian dhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.


Serbia, vazhdon me shkelje të rënda, cenime të vazhdueshme, mohime sistematike shtetërore, diskriminim klasik, pasi nuk ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022, kur kësaj i shtojmë, si më poshtë vijon:

1- Mospërfaqësimi me vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë.

2- Por, edhe, moszbatimi ku Serbia nuk zbaton marrëveshjen e Konçulit të arritur më 20 maj 2001, pasi aktulisht janë 48-minibaza ushtarake, në Zonën Tokësore të Sigurisë, sepse kemi militarizimin më të lartë në Evropë, që ka përqendrim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, armatime e arsenale të ndryshme luftarake që janë në gatishmëri lufte.

3- Moskthimi i Gjykatës Themelore në Preshevë, dhe mospërfaqësimi proporcional i Gjykatësve, Prokurorëve.

4- Moszbatim në hapjen e një Spital Rajonal, me gjithë Klinikat përkatëse për pacientët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

5- Mosndalja e diskriminimit përmes pasivizimit të adresave - një pastrim etnik.

6- Mosndalja e praktikave margjinalizuese-diskriminuese; janë fshirë, shprehur në numër, mbi 25 mijë qytetarëve shqiptarë, u janë pasivizuar adresat nga regjistrat civilë; janë pasivizuar në kuptimin administrativ, duke i humbur të gjithë të drejtat.

7- Mosmundësia e shkollimit në nivel Universiteti.

8- Moszbatimi që Komandantët e Policisë në këto komuna, të jetë nga përkatësia nacionale shqiptare.

9- Pra, mosintegrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore të ndjeshme të sigurisë.

10- Moskthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë.

11- Moskompenzimi i dëmeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura.

12- Mosinvestim nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje.

13- Mosndërprerja e përdorimit të Gjuhës me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi.

14- Moszbatimi në hapjen-themelimin e një Instituti për trashëgimi Kulturoro-Historike.

15- Mosndalimi i diskriminimit në kulturë, në informim, në investime; u jemi ekzpozuar frigës, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, Asimilim e Spastrim Etnik.


Kështu është e arritur qartë, se, kjo Krahinë:

1- I përket Evropës.

2- Nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik.

3- Kërkon zgjidhje të drejtë, të pranueshme dhe të garantuar nga faktori ndërkombëtar politik dhe ushtarak.

4- Dhe pas kësaj Rezolute, nga ShBA-ës, do ta kushtëzojnë dhe detyrojnë Serbinë në realizimin e zbatimit e të gjithë marrëveshjeve.


Pas Rezolutës së ShBA-ës, kërkohet vazhdimësi e procesit në:

1- Bashkimin Evropian.

2- Organizatën e Kombeve të Bashkuara.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page