RESTORANT “KALAJA”; KLLOKOT | TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NGA NJË AUTOMJET NË LËVIZJE; POLICIA VENDORE NË PUNË E SIPËR PËR IDENTIFIKIMIN E DORASIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read

Restorant “Kalaja”, Kllokot | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Nga një automjet në lëvizje u shti me armë zjarri në ajër nga një subjekt (mashkull) i paidentifikuar (i cili, pritet të identifikohet gjatë veprimeve operative).
Gjatë kontrollit të vendngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Tetë (8) gëzhoja.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
2- “Gjuajtje me armë zjarri”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments