BISEDË TELEFONIKE MIDIS PRESIDENTËVE DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DHE SHI XHINPING (XI JINPING) | LUFTA TREGTARE DHE FATI I TIKTOK-ut NË SHBA-ës NË AXHENDË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 19, 2025
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Biseda telefonike midis Presidentëve Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Shi Xhinping (Xi Jinping) është duke u zhvilluar.
Mediat raportuan.
Biseda u përqendrua në të ardhmen e TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara dhe luftën tregtare.
Mediat me seli në Pekin, “CCTV” dhe “Xinhua”, raportuan për telefonatën midis dy udhëheqësve, e cila, filloi në orën 20:00 sipas kohës kineze.
Disa çështje të ngërçuara pritet të jenë në tryezë, duke përfshirë fatin e TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara, marrëdhëniet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë dhe një takim të mundshëm midis dy krerëve të shteteve.
Kjo është biseda e dytë telefonike midis të dyve që kur Presidenti Tramp (Trump) mori detyrën më 20 janar dhe e treta që nga fillimi i vitit, duke përfshirë një telefonatë më 17 janar.
Gjatë bisedës më 5 qershor, presidenti amerikan kishte deklaruar se ishte ftuar në Kinë nga homologu i tij dhe kishte njoftuar se e kishte ftuar presidentin kinez në Shtetet e Bashkuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments