top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | PRESIDENTI SHI XHINPING (XI JINPING) MIRËPRITI PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN NË SALLËN E MADHE TË POPULLIT NË PEKIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Presidenti Vladimir Putin mbërriti në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, i mirëpritur nga Presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping).


Transmetimet televizive shtetërore e transmetuan drejtpërdrejt teatrin politik.


Presidenti Putin u prit me një qilim të kuq përpara Sallës së Madhe të Popullit në Pekin.


Banda ushtarake luajti himnet kombëtare të të dy vendeve, dhe një formacion fëmijësh festoi me flamuj dhe lule ruse dhe kineze.


Falë besnikërisë dhe guximit të palëkundur në kohë të vështira, Kina dhe Rusia kanë arritur një nivel kaq të lartë në marrëdhëniet e tyre”.


Kështu tha Presidenti Shi Xhinping (Xi Jinping), gjatë fjalimit të tij hapës në dialogun dypalësh Rusi-Kinë në Pekin, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.


Presidenti Vladimir Putin e ftoi Presidentin Shi (Xi) të vizitojë Rusinë vitin e ardhshëm.


Sigurisht, mik i dashur, ju ftojmë të vizitoni Federatën Ruse”, tha Presidenti Putin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page