REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | TËRMET ME MAGNITUDË 5.2 BALLË; TRE TË ZHDUKUR DHE KATËR TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Një tërmet 5.2 ballë goditi distriktin Liunan në Liuzhou, Rajoni Autonom i Guangxi-t.
Tre persona rezultojnë të zhdukur, katër janë të plagosur, asnjëri prej të cilëve nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “China Daily”.
Sipas Administratës Sizmike të Guangxi-t, tërmeti ndodhi në orën 12:21 të mëngjesit të së hënës (ora 18:21 e së dielës në Itali) në një thellësi prej 8 kilometrash, me epiqendër në qytetin Taiyangcun, 16 kilometra nga qendra e Liuzhou-t.
Deri në orën 4 të mëngjesit, 13 ndërtesa ishin shembur në zonat e prekura. Më shumë se 7000 banorë janë evakuuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments