REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E JASHTME: KALIMI I SIGURT PËRMES NGUSHTICËS SË HORMUZIT TË RIVENDOSET SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Pekin, Republika Popullore e Kinës | Qeveria u ka kërkuar ShBA-ës dhe Iranit të rivendosin kalimin e lirë përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa përplasjet midis dy palëve kanë rifilluar për menaxhimin e kësaj rruge ujore strategjike.
“Rivendosja e kalimit normal dhe të sigurt përmes ngushticës sa më shpejt të jetë e mundur është një aspiratë e përbashkët e bashkësisë ndërkombëtare”.
Kështu tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Lin Jian në një konferencë për shtyp, duke shtuar se Pekini do të punojë pa u lodhur për të ndihmuar në uljen e tensioneve të situatës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments