REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MARINA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TESTOI ME SUKSES NJË RAKETË NË PAQËSOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 13 hours ago
- 1 min read
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze (PLA) ka testuar me sukses një raketë strategjike nga një nëndetëse”.
Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Xinhua”.
“Në mesditë, një nëndetëse bërthamore strategjike e Marinës lëshoi me sukses një raketë strategjike të pajisur me një kokë luftarake artificiale në ujërat ndërkombëtare në Oqeanin Paqësor, ku u ul pikërisht brenda ujërave të përcaktuara”, u tha në njoftim.
“Pekini ka informuar qeverinë australiane për qëllimin e saj për të testuar një raketë të re me një kokë luftarake artificiale në Paqësorin Jugor brenda 24 orëve të ardhshme”, raportoi enti mediatik vendor “The Australian”.
Ky është testi i dytë i raketave kineze i shpallur botërisht në Paqësor në më pak se dy vjet.
Në muajin shtator të vitit 2024 Pekini pretendoi se kishte lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale me një kokë luftarake të simuluar si pjesë e programit të tij vjetor të trajnimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments