top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA POPULLORE E KINËS DHE FEDERATA RUSE VENDOSËN TË FORCOJNË BASHKËPUNIMIN USHTARAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 27
  • 2 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Në sfondin e zhvillimeve në Ukrainë, Iran dhe Venezuelë, Pekini dhe Moska dërguan një mesazh për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak.


Ministri i Mbrojtjes i RPK-së, Dong Jun, bëri thirrje për forcimin e koordinimit strategjik me Rusinë, ndërsa homologu i tij rus, Andrei Belusov (Belousov), theksoi nevojën që të dy ministritë të monitorojnë vazhdimisht mjedisin ndërkombëtar të sigurisë dhe të marrin masa të përshtatshme, në një kohë tensionesh të larta gjeopolitike dhe mes iniciativave amerikane për të zgjidhur luftën në Ukrainë nën drejtimin e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).


Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të (...) forcuar koordinimin strategjik, për të pasuruar substancën e bashkëpunimit dhe për të përmirësuar mekanizmat e shkëmbimit”, theksoi Ministri Dong Jun në një video-bisedë me Ministrin rus të Mbrojtjes Andrei Belusov (Belousov), sipas një deklarate të transmetuar nga agjencia kineze e lajmeve “Xinhua” dhe stacioni televiziv shtetëror kinez “Cctv”.


Ministri Dong shtoi se të dy vendet duhet të rrisin së bashku aftësinë e tyre për t'u përballur me rreziqe dhe sfida të ndryshme dhe të bashkojnë forcat për të kontribuar me energji pozitive në sigurinë dhe stabilitetin global.


Sipas një deklarate ruse, Ministri Belusov (Belousov) tha pas bisedimeve me homologun e tij kinez se ngjarjet në Venezuelë dhe Iran kërkojnë që ministritë e mbrojtjes ruse dhe kineze të analizojnë vazhdimisht situatën e sigurisë dhe të marrin masat e duhura.


Në njoftimin e bisedës mes tyre nuk u përmend lufta në Ukrainë.


Ky njoftim vjen disa ditë pas bisedimeve të para të njohura të drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit në lidhje me planin e ShBA-ës për të zgjidhur konfliktin, i cili, u shkaktua nga një pushtim rus i Ukrainës në shkurt 2022.


Ndërsa Kina dhe Rusia ruajnë bashkëpunim të ngushtë, Pekini ka deklaruar se mban një qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë dhe nuk e ka dënuar kurrë pushtimin rus.


Qeveritë perëndimore e akuzojnë Pekinin se i ofron Rusisë mbështetje financiare thelbësore në përpjekjet e saj të luftës, veçanërisht duke furnizuar komponentë ushtarakë për industrinë e saj të mbrojtjes.


Negociatorët rusë dhe ukrainas zhvilluan një takim dy-ditor në Abu Dhabi të premten dhe të shtunën për të diskutuar një plan paqeje të propozuar nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).


Presidenti Tramp (Trump) përmendi gjithashtu kërcënimin që paraqet ndikimi kinez dhe rus në Arktik për të justifikuar domosdoshmërinë strategjike që ShBA-ës të marrin kontrollin e Grenlandës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page