top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TJETËR I VDEKUR I RËNË NGA DRITARJA NË RRETHIN E NGUSHTË TË PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN | ISHTE RADHA E ZV/PRESIDENTIT TË TRANSNEFT-it ANDREI BADALOV TË FLUTURONTE NGA DRITARJA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 4
  • 3 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Lista e zyrtarëve dhe menaxherëve të lartë rusë që kanë vdekur në rrethana tragjike që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në vitin 2022 është duke u rritur.


Z. Andrei Badalov, nënkryetar i “Transneft”, kompanisë shtetërore që menaxhon rrjetin e tubacioneve të naftës në vend, vdiq në Moskë pasi ra nga një dritare e kullës së banimit ku jetonte.


Burime policore i thanë medias ruse se me sa duket ishte një vetëvrasje, por hetimi penal paraprak është ende në vazhdim për të sqaruar plotësisht çështjen.


Trupi i z. Badalov - sipas agjencisë ruse të lajmeve “Tass” - u gjet nga një roje sigurie nën dritaret e shtëpisë së tij në autostradën Rublevskoie, në periferinë perëndimore të kryeqytetit.


Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Ria Novosti”, gruaja dhe dy vajzat e menaxherit ishin në shtëpi në kohën e incidentit, dhe z. Badalov la një shënim lamtumire për familjen e tij.


Lajmi u raportua edhe nga disa nga kanalet më të njohura ruse të Telegram, si “Mash” dhe “Baza”.


I pari raportoi se menaxheri 62-vjeçar vuante nga probleme me zemrën.


Megjithatë, sipas kanalit “Baza”, z. Badalov ra nga kati i 17-të i kullës, dhe jo direkt nga apartamenti i tij, i cili, është në katin e dhjetë.


Z. Badalov kishte qenë nënkryetar i Transneft-it që nga viti 2021, përgjegjës për transformimin dixhital, teknologjinë e informacionit dhe automatizimin e operacioneve.


Me keqardhje të thellë ju njoftojmë për vdekjen e parakohshme të Andrei Jurieviç (Yurievich) Badalov”, shkroi kompania në një mesazh të publikuar në faqen e saj të internetit, duke theksuar profesionalizmin e lartë, kompetencën, talentin udhëheqës dhe përvojën e drejtuesit.


Cilësi që i lejuan Transneft-it të arrinte një nivel të ri cilësor teknologjik dhe organizativ, duke kapërcyer në mënyrë efektive sfidat e kufizimeve për shkak të sanksioneve.


Disa drejtues të kompanive të mëdha private dhe shtetërore, veçanërisht në sektorin e energjisë, kanë vdekur papritur në tre vitet e fundit.


Vetëm Lukoil-i, një kompani shumëkombëshe nafte dhe gazi, ka katër vdekje, duke filluar me Presidentin Ravil Maganov, i cili, ra nga dritarja e një spitali në Moskë në muajin shtator të vitit 2022.


Në muajin mars të vitit të kaluar, Zëvendëspresidenti Vitali Robertus u gjet i varur në banjën e zyrës së tij pas një karriere 30-vjeçare në të njëjtën kompani.


Për të qëndruar në sektorin e hidrokarbureve, katër menaxherë të gjigantit shtetëror Gazprom vdiqën vetëm në gjashtë muaj të vitit 2022, sipas gazetës opozitare “Novaya Gazeta”.


Ka pasur edhe disa viktima në qarqet politike.


Ky është rasti i Vladimir Egorov, një deputet 46-vjeçar i partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” në qytetin siberian të Tobolsk, i cili, u gjet i vdekur në fund të vitit 2023 pasi ra nga një dritare sipas disa mediave ruse.


Ndërsa të tjerë kanë folur për probleme me zemrën. Ndër rastet më të diskutuara është ai i deputetit Pavel Antov, anëtar i së njëjtës parti, i cili, vdiq në Indi më 24 dhjetor 2022 pasi ra nga kati i tretë i hotelit të tij.


Deputeti Antov ishte shënjestruar për një postim kundër ndërhyrjes së armatosur në Ukrainë të botuar në WhatsApp, të cilin, ai e mohoi më vonë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page