top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | AUTORITETET PEZULLUAN NJË VAKSINË KUNDËR ETHEVE; SHKAKTOI 2 VDEKJE + 42 REAKSIONE TË RËNDA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 9
  • 1 min read

Shën Pal, Republika Federative e Brazilit | Qeveria braziliane ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të vaksinës së parë në botë kundër etheve dengue me një dozë të vetme, pasi u identifikuan dy vdekje të dyshimta midis individëve të imunizuar.


Vaksina, e zhvilluar nga Instituti Butantan dhe e miratuar në nëntor nga autoritetet vendore shëndetësore, iu administrua mbi 500 mijë vetave midis muajve janar dhe maj, kryesisht punonjësve të kujdesit shëndetësor.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 3,03 individë të vaksinuar përjetuan simptoma të ngjashme me dengue, dhe 42 përjetuan reaksione anësore më të rënda.


Ministri i Shëndetësisë Aleksandre (Alexandre) Padilha deklaroi se aktualisht nuk ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar një lidhje shkakësore midis vaksinës dhe tre rasteve më të rënda, por i quajti incidentet një sinjal paralajmërues që justifikon pezullimin paraprak të fushatës së vaksinimit.


Vaksina kishte demonstruar efikasitet 91.6% kundër formave më të rënda të sëmundjes gjatë provave klinike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page