top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | PROKURORIA FEDERALE AKUZON OFICERIN UKRAINAS SERHII KUZNIETSOV PËR SABOTIM TË GAZSJELLSIT “NORD STREAM” NË VITIN 2022.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read
Serhii Kuznietsov

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner autoritetet federale të hetimit penal (prokuroria) akuzojnë autoritetet ukrainase për porositjen e sabotimit të gazsjellësit “Nord Stream”, në vitin 2022.


Zyra e Prokurorit Federal ngriti aktakuzën në Gjykatën e Apelit Hanseatik në Hamburg kundër shtetasit ukrainas Serhii Kuznietsov, i cili u arrestua në Itali në gusht 2025 me një urdhër arresti evropian dhe më pas u ekstradua në Gjermani në nëntor të të njëjtit vit.


I pandehuri akuzohet për bashkëpunim në krime lufte; sulmimin e objektivave civilë me eksplozivë; shkatërrimin e infrastrukturës; ndërprerjen e shërbimeve publike.


Sipas aktakuzës, në vitin 2022, atëherë oficer në ushtrinë e Kievit, ai zhvilloi, së bashku me anëtarë të tjerë të forcave të armatosura ukrainase dhe në emër të autoriteteve shtetërore ukrainase, një plan për të shkatërruar tubacionet e gazit “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2”, për të ndërprerë përgjithmonë furnizimet me gaz nga Rusia në Gjermani dhe për të parandaluar Moskën të përdorë të ardhurat nga tregtia e gazit natyror për të financuar përpjekjet e saj të luftës.


Për të zbatuar planin, siç dihet, u formua një ekip me disa zhytës profesionistë, një kapiten dhe një ekspert eksplozivësh nën drejtimin e të akuzuarit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page