top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FEDERATA RUSE | MINISTRI I JASHTËM SERGEI LAVROV: SHBA-ës DUAN TË SHTIEN NË DORË TUBACIONET E GAZIT NORD STREAM 1 DHE NORD STREAM 2.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Shtetet e Bashkuara duan të marrin kontrollin e tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2”.


Kështu tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë me entin mediatik “France Télévisions”.


Sipas Ministrit Lavrov, Shtetet e Bashkuara kërkojnë të dominojnë tregjet e energjisë dhe ka dokumente dhe deklarata nga zyrtarë që konfirmojnë dëshirën e Uashingtonit.


Venezuela është një shembull kryesor. U argumentua se regjimi i trafikimit të drogës duhej të hiqej.


Në fund, gjithçka përfundoi me marrjen nën kontroll të industrisë së naftës venezueliane nga Shtetet e Bashkuara.


E njëjta gjë po ndodh edhe me Iranin.


Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), në thelb tha hapur se dëshiron të kontrollojë, së bashku me Iranin, Ngushticën e Hormuzit dhe të gjitha furnizimet me hidrokarbure që kalojnë nëpër të.


(...) Shtetet e Bashkuara tani po thonë gjithashtu se duan të marrin përsipër tubacionet e gazit Nord Stream”, tha Ministri Lavrov.


Ministri Lavrov theksoi se Rusia, nga ana tjetër, nuk ndërmerr kurrë veprime me qëllim marrjen e diçkaje nga dikush dhe nuk është e lumtur kur luftërat e nisura nga vendet e tjera shkaktojnë një rritje të çmimeve të mallrave të energjisë që eksporton.


Ne gjithmonë do të tregtojmë dhe do të kemi marrëdhënie ekonomike, pavarësisht nga çdo gjë, me ata që janë të interesuar”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page