top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | PRESIDENTI FRENK-VALTËR SHTEINMAIËR (FRANK-WALTER STEINMEIER): BOTA NUK DUHET TË BËHET STROFULL BANDITËSH; QË TË NA MARRIN SERIOZISHT DUHET TË KEMI USHTRI TË FORTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 19 hours ago
  • 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Sot duhet të parandalojmë që bota të shndërrohet në një strofull hajdutësh, ku më të pamëshirshmit marrin çfarë të duan”.


Kështu tha Presidenti federal gjerman Frenk-Valtër Shteinmaiër (Frank-Walter Steinmeier), duke folur në Berlin në Fondacionin Koerber, i cili, organizoi një aktivitet për të festuar ditëlindjen e shtatëdhjetë të presidentit.


Presidenti Shteinmeiër (Steinmeier) theksoi se bota nuk duhet të bëhet një vend ku rajonet dhe vendet e tëra trajtohen si pronë e disa fuqive të mëdha, ku bëhen përpjekje për të margjinalizuar edhe shtetet e mesme - përfshirë edhe tonin - nga historia, dhe ku shtetet e vogla dhe më të dobëta lihen plotësisht të pambrojtura.


Ai i referohet pushtimit të Ukrainës nga Rusia, i cili, shkatërroi arkitekturën evropiane të sigurisë të ndërtuar gjatë dekadave.


Por ekziston edhe një rënie e vlerave nga ana e partnerit tonë më të rëndësishëm, Shteteve të Bashkuara”, tha ai.


I pranishëm ishte edhe Jens Stoltenberg, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe Ministër aktual i Financave i Norvegjisë.


Presidenti Shteinmeiër (Steinmeier) theksoi gjithashtu rolin që do të ketë fuqia ushtarake në vitet e ardhshme.


Ne mund të luajmë një rol në këtë botë të ndryshuar ose në transformim vetëm nëse na marrin seriozisht edhe nga një perspektivë ushtarake. Dhe ky është drejtimi që duhet të ndjekim”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page