PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) KA URDHËRUAR QË SHBA-ës TË TËRHIQEN NGA 66 ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka urdhëruar që ShBA-ës të tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare që nuk u shërbejnë më interesave amerikane.
Presidenti Tramp (Trump) ka nënshkruar një memorandum presidencial.
Siç thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, memorandumi parashikon ndërprerjen e pjesëmarrjes dhe financimit të Shteteve të Bashkuara në 35 organizata ndërkombëtare jashtë OKB-së dhe në 31 organizata dhe entitete të sistemit të Kombeve të Bashkuara.
Njoftimi thekson se vendimi është pjesë e strategjisë “Amerika e Para” (America First), që synon të sigurojë që pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara në organizatat ndërkombëtare t'i shërbejë drejtpërdrejt interesave kombëtare të vendit, sigurisë, prosperitetit ekonomik dhe sovranitetit.
Vendimi u mor pas një shqyrtimi më të gjerë të të gjitha organizatave, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare ndërqeveritare në të cilat Shtetet e Bashkuara marrin pjesë ose financojnë.
Sipas fletëpalosjes presidenciale, ky vlerësim arriti në përfundimin se organizata të caktuara veprojnë në një mënyrë që bie ndesh me interesat kombëtare, sigurinë, prosperitetin ekonomik ose sovranitetin e Shteteve të Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë vëren se me memorandumin presidencial, të gjitha departamentet ekzekutive dhe agjencitë federale udhëzohen të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t'i dhënë fund përfshirjes amerikane në këto organizata, brenda kuadrit të përgjegjësive të tyre.
Deklarata thekson se ky veprim është pjesë e strategjisë së përgjithshme të administratës për të siguruar që i gjithë angazhimi ndërkombëtar i ShBA-ës t'u shërbejë përparësive kombëtare.
Fleta e fakteve nuk përfshin një listë gjithëpërfshirëse të organizatave nga të cilat ShBA-ës do të tërhiqen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments