top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): BUXHETI I MBROJTJES PËR VITIN 2027 DO TË ARRIJË NË 1.5 TRILION $; DO TË NDËRTOJMË “USHTRINË E ËNDRRAVE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi rritjen e buxhetit ushtarak në 1.5 trilion $ për vitin 2027, në një postim në rrjetin social virtual “Truth”.


Pas negociatave të gjata dhe të vështira me Senatorët, Përfaqësuesit, Sekretarët dhe Përfaqësues të tjerë Politikë, kam vendosur që, për të mirën e vendit tonë, veçanërisht në këto kohë shumë të trazuara dhe të rrezikshme, Buxheti ynë Ushtarak për vitin 2027 nuk duhet të jetë 1 trilion dollarë, por 1.5 trilion dollarë.


Kjo do të na lejojë të ndërtojmë ‘Ushtrinë e Ëndrrave’ që e kemi merituar prej kohësh dhe, më e rëndësishmja, që do të na mbajë TË SIGURTË dhe TË MBROJTUR, pavarësisht nga armiku.


Nëse nuk do të ishin shifrat e mëdha të gjeneruara nga tarifat nga vendet e tjera, shumë prej të cilave në të kaluarën i kanë zhvatur Shtetet e Bashkuara në nivele të papara më parë, unë do të isha pajtuar me shifrën prej 1 trilion dollarësh, por, për shkak të tarifave dhe të ardhurave të mëdha që ato sjellin, shumave të gjeneruara, kjo do të kishte qenë e paimagjinueshme në të kaluarën (sidomos vetëm një vit më parë gjatë administratës së përgjumur të Xhëu Baidenit (Joe Biden), Presidentit më të Keq në Historinë e Vendit tonë!), ne jemi në gjendje të arrijmë lehtësisht shifrën prej 1.5 trilion dollarësh, ndërsa, në të njëjtën kohë, prodhojmë një Fuqi Ushtarake të pakrahasueshme dhe kemi aftësinë, në të njëjtën kohë, të shlyejmë borxhin dhe gjithashtu të paguajmë një divident të konsiderueshëm për patriotët me të ardhura të moderuara në vendin tonë”, thuhet në postimin e Presidentit Tramp (Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page