top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QYTETI I JORKUT TË RI | DONIKE GOCAJ U GJET E VDEKUR NË KRYQËZIMIN E RRUGËS SË 52-TË ME SHËTITOREN (AVENYE) E PESTË NË MANHATAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 2 min read
E ndjera
E ndjera

Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Znj. Donike Gocaj, me moshë 56 vjeçe, banuese në Barklif (Briarcliff) Manor, u gjet e vdekur në kryqëzimin e Rrugës së 52-të me Shëtitoren (Avenye) e Pestë në Manhatan.


Kumtohet se ajo ra brenda një pusete.


E mbylli derën e makinës dhe bëri një hap përpara. Papritur u zhduk”, tregoi dëshmitari Karlton Ud (Carlton Wood) për entet mediatike vendore.


Ajo po bërtiste se po vdiste”, tha ai.


Zjarrfikësit e FDNY organizuan një operacion shpëtimi për ta nxjerrë nga puseta.


Kur u nxor, znj. Donike Gocaj ishte pa ndjenja dhe pa shenja jete.


Ajo u transportua me urgjencë drejt “NewYork-Presbyterian Hospital”, ku më pas u pohua vdekja e saj.


Avokati Kristofër J. Gorajeb (Christopher J. Gorayeb) u shpreh se incidente të ngjashme nuk janë të pazakonta në Jorkun e Ri dhe se kapakët e pusetave duhet të sigurohen në mënyrë që të mos zhvendosen aksidentalisht.


Shoqëria tregtare “Con Edison” deklaroi se, bazuar në pamjet e sistemeve të vëzhgimit dyshohet se kapaku i pusetës ishte zhvendosur pak minuta më herët nga kalimi i një kamioni të rëndë.


Sipas saj, rreth 12 minuta më pas, e ndjera parkoi automjetin pranë vendit ku ndodhi aksidenti fatal.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page