ERË LUFTE NË MBRETËRINË E DANIMARKËS | ENTI MEDIATIK DANEZ “TV2” NJOFTOI SE QINDRA REZERVISTË JANË THIRRUR NË SHËRBIM USHTARAK SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 29
- 1 min read

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | “Incidentet e fundit me dronë të vëzhguara pranë objekteve të mbrojtjes dhe aeroporteve kanë bërë që Danimarka të tërheqë ushtarë nga forcat rezervë”, raporton enti mediatik danez “TV2”.
“Thirrja - shpjegon transmetuesi - i referohet fluturimeve me dronë në hapësirën ajrore daneze”.
Transmetuesi shpjegon se nuk e di numrin e saktë të thirrjeve.
Megjithatë, sipas disa burimeve, pritet të jenë të pranishëm disa qindra ushtarë, me detyrimin për t'u paraqitur sa më shpejt të jetë e mundur.
“Forcat e Armatosura Daneze - shton ai - nuk kanë komentuar mbi lajmin”.
Danimarka do të presë një samit informal të BE-së që fillon të mërkurën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments