top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT: GJER NË 100 MIJË € NDIHMË FINANCIARE PËR TË RINJTË QË DUAN TË SHKOJNË TË JETOJNË NË FSHAT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Shkup, Maqedonia e Veriut | Çiftet e reja që kanë braktisur jetën në fshat në Maqedoninë e Veriut, së shpejti mund të kenë një arsye të fortë për t’u kthyer në vendlindje.


Qeveria e Maqedonisë së Veriut po planifikon të stimulojë qëndrimin dhe kthimin e të rinjve në zonat fshatare përmes një mbështetjeje financiare që arrin deri në 100 mijë euro.


Kjo ndihmë financiare parashihet në një ligj të ri për bujqësinë dhe zhvillimin rural, i cili, aktualisht ndodhet në fazën e shqyrtimit publik.


Sipas këtij projektligji, përfitues do të jenë çiftet e reja deri në moshën 40 vjeç, të cilët, vendosin të ndërtojnë një të ardhme në fshat dhe të merren me bujqësi për të paktën 10 vitet e ardhshme.


Ndihma financiare nuk është e kufizuar vetëm për çiftet - parashihet edhe mbështetje për të rinjtë që duan të nisin një biznes të ri në zonat rurale.


Edhe në këtë rast, shuma maksimale e përfitimit është 100 mijë euro.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page