QEVERIA KOMUNISTE E KUBËS NJOFTOI SE VDIQ ISH-PANTERA E ZEZË ASSATA OLUGBALA SHAKUR (E DËNUAR NË SHBA-ës PËR VRASJEN E NJË OFICERI POLICIE NË VITET 1970 E KONSIDERUAR TERRORISTE E KUQE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 26
- 2 min read

Havanë, Kubë | Qeveria kubaneze ka njoftuar vdekjen e shoqes Joanne Çesimard (Chesimard), e lindur Joanne Deborah Byron, e njohur më mirë si Assata Olugbala Shakur, një ish-aktiviste e Panterës së Zezë, e dënuar në Shtetet e Bashkuara për vrasjen e një oficeri policie në vitet 1970.
Ajo ishte 77 vjeçe dhe kishte qenë refugjate në Havana për më shumë se dyzet vjet.
Lajmi u bë i ditur në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila, deklaroi se vdekja e saj ishte për shkak të një përkeqësimi të shëndetit të saj për shkak të moshës.
Shoqja Shakur, e cila, u arratis nga burgu në vitin 1979 dhe u strehua në Kubë, ishte një figurë kontraverse.
Për lëvizjet afrikano-amerikane, një figurë rezistence dhe lufte kundër diskriminimit racor, për autoritetet amerikane, një e arratisur terroriste.
Uashingtoni kishte kërkuar vazhdimisht ekstradimin e saj, madje edhe më vonë, duke akuzuar Kubën për mbrojtje të kriminelëve dhe të kërkuarve penalisht.
Halla e burrit dhe kumbara e reperit Tupak (Tupac) Shakur, shoqja Assata Shakur ishte protagonistja e një arratisjeje sensacionale nga burgu në vitin 1979, në të cilën, sipas aktakuzave amerikane, luajti rol edhe italianja Silvia Baraldini.
E kërkuar tashmë për një seri grabitjesh, ish-klloçka e Ushtrisë Çlirimtare të Zezë ishte dënuar nga një juri tërësisht e bardhë me burgim të përjetshëm për vrasjen me gjakftohtësi të oficerit të policisë Uernër Forstër (Werner Foerster), në vitin 1973, i cili, e kishte ndaluar atë ndërsa po ngiste makinën me dy pantera të tjera në autostradën e Xhersit të Ri (New Jersey).
Në vitin 1979, dy vjet pas dënimit të saj, shoqja Assata arriti të arratisej nga një burg në Kllifton (Clifton), Xhersi i Ri (New Jersey), me ndihmën e vëllait të saj, Mutulu Shakur, njerkut të reperit Tupak (Tupac), dhe me italianen Baraldini në timonin e makinës që e çoi drejt lirisë.
Ajo u rishfaq në Kubë në vitin 1984 dhe diktatori kubanez Fidel Kastro i dha azil politik.
Ajo u vendos në listën e terroristeve më të kërkuara të FBI-së rreth një dekadë më parë, që përkoi me 40-vjetorin e vrasjes së policit Forsër (Foerster).
Falë marrëdhënies së saj me këngëtarin Tupak (Tupac), reperin e vrarë në Las Vegas në vitin 1996, gruaja ka mbetur gjithmonë një figurë popullore në botën shpesh të përgjakshme të muzikantëve amerikanë të repit.
Ata nuk ishin të afërm gjaku, por ajo ishte shumë e lidhur me familjen dhe, sipas entit mediatik “New York Magazine”, ishte frymëzimi për këngën “A Song for Assata” të artistit të hip-hopit Common.
Me tekstin “Fuqia dhe krenaria juaj janë të bukura” kënga shkaktoi një bujë kur ish-Zonja e parë Mishell (Michelle) Obama e ftoi këngëtaren në Shtëpinë e Bardhë për një gala poezie.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments