QEVERIA E DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO SULMOI VERBALISHT UNHCR-në DUKE E ETIKETUAR SI SUBJEKT MAFIOZ I FINANCUAR NGA USAID-i QË MANIPULON TË DHËNAT E EKSODIT VENEZUELIAN (6.3 MILONË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 13
- 1 min read
Updated: Aug 13

Karakas, Venezuelë | Qeveria e Karakasit ka sulmuar UNHCR-në (Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), duke e akuzuar atë për ekzagjerim të shifrave të eksodit venezuelian, sepse, po i shërben Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Venezuela e hedh poshtë kategorikisht raportin e publikuar së fundmi nga UNHCR-ja, i cili, jo vetëm që përmban shifra të manipuluara, por konfirmon degradimin total të kësaj agjencie të OKB-së”, thuhet në një deklaratë të lëshuar sot nga Ministria e Jashtme e vendit të Amerikës së Jugut dhe të publikuar nga kancelari venezuelian Ivan (Yván) Gil.
Për qeverinë e diktatorit çavisto-komunist Nikolas Maduro, agjencia e OKB-së për refugjatët është shndërruar në një mafie burokratike e financuar nga USAID-i (Agjencia e Bashkëpunimit të Shteteve të Bashkuara), e udhëhequr nga mercenarë të paguar që kanë shtrembëruar plotësisht figurën e refugjatit, thuhet në deklaratë.
“Larg përmbushjes së mandatit të saj humanitar, veprimet e UNHCR-së mbështesin luftën politike kundër vendeve të pavarura dhe rebele si i yni”, shkroi kancelari Gil, duke shtuar se raportet si ai i paraqitur sot nga agjencia e OKB-së për refugjatët janë mjete propagande për të justifikuar agresionin, për të mbledhur fonde dhe për të sulmuar kombe sovrane si Venezuela.
Në raportin e saj të paraqitur më parë, UNHCR-ja kishte njoftuar se Venezuela tani është vendi me numrin më të madh të refugjatëve, 6.3 milionë, duke tejkaluar si Afganistanin ashtu edhe Sirinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments