top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRSE NUK SHKOI NË AMERIKË ILIR BEQAJ?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 20, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Prej disa ditësh, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodhet për vizitë një delegacion i qeverisë shqiptare, i kryesuar nga zv.kryeministrja, dhe njëherazi ushtruesja e funksionit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.


Vizita e delegacionit është e përqendruar në takime të nivelit të lartë politik.


Nga burime mediatike kumtohet se ishte parashikuar që pjesë e këtij delegacioni, që po viziton Amerikën, të ishte edhe z. Ilir Beqaj, i cili, ka ushtruar funskionin e ministrit të shëndetësisë, të cilin, më pas kryeministri Rama e katapultoi në një agjenci të krijuar rishtaz, e cila, menaxhon dhe administron një pjesë të madhe të fondeve ndërkombëtare, dhe ndihmën e huaj për Shqipërinë (SASPAC).


Prej entiteteve të ndryshme mediatike kumtohet se z. Beqaj nuk e kaloi dot oqeanin për të mbërritur në Amerikë, sepse, ambasada amerikane e akredituar në R.Sh, nuk i dha vizë.


Tërthorazi lihet të kuptohet se ky akt ka ndodhur për shkak të një procedimi penal që ai ka të hapur në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


Duhet theksuar se para do kohësh, konkretisht rreth muajit korrik të vitit 2022, ambasadorja amerikane Juri Kim (Yuri Kim) kreu një largim demostrativ nga një takim i organizuar nga Ministria e Brendshme, në momentin kur fjalën e mori z. Ilir Beqaj.


Braktisja e takimit nga ambasadorja amerikane ndërsa fliste z. Ilir Beqja tejçoi në opinionin publik kumtin se ai konsiderohej si “i përlyer” në afera korruptive.


Fjala e tij, përveçse u braktis nga ambasadorja amerikane u braktis edhe nga ish-ambasadori i BAshkimit uropian Luixhi Soreka (Luigi Soreca). Në mënyrë sistematike më pas, edhe pasuesja e z. Soreka në Tiranë, ka shmangur çdo takim ku ishte i pranishëm z. Ilir Beqja.


Sa i përket bojkotit që ambasadorja amerikane kreu ndaj tij, ambasada amerikane u kujdes që atë mbrëmje të shërbente në media pikërisht injorimin që shefja e diplomacisë amerikane i bëri z. Beqja.


Tv News 24 raportoi atë çfarë e fshehën me mjeshtëri nga regjia qëndrore propagandistët e Rilindjes. Pra, amerikanët ishin të interesuar që çfarë ndodhi në “Rogner” të merrej vesh publikisht dhe ashtu ndodhi.


© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page