top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRSE ANËTARJA E KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NURIHAN META (SEITAJ) DUHET TË JAPI DORËHEQJEN?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 7, 2023
  • 2 min read

Lagjja “Hajro Çakërri”, Vlorë | Znj. Nurihan Meta (Seitaj), anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është nëna e z. Rei Meta, i cili, dyshohet nga autoritetet shtetërore të hetimit dhe ndjekjes penale, si i përfshirë në vrasjen e një qytetari në Vlorë.


Z. Rei Meta, i dyshuar si autori i ngjarjes kriminale që ndodhi në Vlorë, ku një inxhinier u godit me gushte, të cilët, dyshohet se i shkaktuan humbjen e jetës, tashmë është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës, dhe pritet të dali përpara gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurimit personal. https://www.007vox.com/post/kush-ishte-armando-memshani-humbi-jet%C3%ABn-n%C3%AB-vlor%C3%AB


I dyshuari si vrasës, z. Rei Meta, dhe është biri i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta (Seitaj).


Sipas burimeve, autori është përfshirë në një konflikt verbal me viktimën, objekti i të cilit ka qenë një borxh financiar, konflikt verbal që është zhvilluar brenda ambienteve të një njësie shërbimi tregtar “kancelari”, e gjendur në lagjen “Hajro Cakërri”, të Vlorës, dhe më pas konflikti verbal ka degjeneruar në ushtrim dhune fizike, ku z. Rei Meta dyshohet se e ka goditur me grushte inxhinierin, të cilat, rezultuan fatale për jetën e tij.


Kjo ngjarje kaq kriminale, është tregues kuptimplotë, se sa të edukuar me parimet e rendit tonë kushtetues, i ka pinjollët e saj Klasa Sunduese në Shqipëri, fëmijët e të cilës, do të duhet të ishin shembull dhe etalon i sjelljes qytetare për mbarë rininë dhe shoqërinë, i zbatimit dhe i respektimit të ligjeve, i njohjes së autoritetit të institucioneve, dhe i faktit se çdo mosmarrëveshjeje zgjidhet duke investuar institucionet, dhe bazën ligjore mbi të cilat ato funksionojnë organikisht, dhe jo kaçakçe, me hu e me dru.


Fatkeqësisht pinjollët e saj janë individë që “llafin e fundit ta thonë të parin”, dhe “që ta numërojnë në lule të ballit, pa e marrë vesh as vetë, se si ta numërojnë.


Tashmë, anëtarës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, znj. Nurihan Meta (Seitaj) nuk i mbetet gjë tjetër veçse të dorëzojë mandatin e saj si funksionare e këtij shteti, me argumentin se nuk ka qenë e aftë të edukonte birin e saj, e jo më të jetë e aftë t’u japi dum punëve të shtetit, të një shteti demokratik, punë të cilat kërkojnë në “krye të këndit” njerëz të qelibartë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page