KUSH ISHTE ARMANDO MEMSHANI? | HUMBI JETËN NË VLORË


Lagjia “Hajro Çakërri”, Vlorë, Shqipëri | Kumtohet se konflikte të së kaluarës, por, dyshohet se edhe borxhe finaciare, ishin shkaqet dhe motivet e përplasjes fizike që lindi në ambientet e një njësie shërbimi tregtar, të llojit "kancelari", ku si pasojë humbi jetën z. Armando Memshani. Ai njihej në qytetin e Vlorës si një individ që ushtronte profesionin e inxhinierit, dhe njëkohësisht, ishte i përfshirë në veprimtari që lidheshin me ndërtimin e objekteve. Ashtu sikundër tashmë kemi deklaruar edhe në një tjetër lajm të Agjencisë Telegrafike Vox (Voks), dyshohet se z. Armando Memshani u qëllua me grushte, të cilat, rezultuan fatale për të. Autoritetet shtetërore gjer më tash, kanë kryer shoqërimin e disa individëve që dyshohet se kanë informacion të dorës së parë rreth akteve kriminale që çuan në vdekjen e z. Memshani. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox






Comments