top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRLESHJE NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS | MIKU I RAMËS SULMOI KRYMINISTRIN KURTIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 13, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Një përleshje fizike ka ndodhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Incidenti ndodhi teksa po fliste kryeministri Albin Kurti, të cilit deputetja Ganimete Musliu iu drejtua me termin “gënjeshtar”.


Përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku (i cili njihet si lidhje e fortë miqësore me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama), është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Albin Kurti.


Ministri Hekuran Murati është ngritur për të mbrojtur z. Kurti me një dosje, por deputeti Lushtaku është kthyer që ta lagë edhe deputetin Besnik Bislimi, por ky i fundit ka reaguar duke e qëlluar me shishe uji.


Të përfshirë në këtë përleshje fizike me deputetët e pushtetit ishin vetëm deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.


Deputetët opozitarë janë parë duke u afruar te foltorja e Kuvendit të Kosovës, derisa më pas nis përleshja.


Kryeministri Kurti po fliste në lidhje me marrëveshjen për uljen e tensioneve që ndodhi në Bratisllavë.


Në mes të kësaj tollovie ndërhyri edhe grupi i sigurimit të kryeministrit Albin Kurti, duke u përpjekur t’i shpërndante të përfshirët në përleshjen fizike, derisa kryeministrin e largoi nga mesi i turmës.


Copyright | Agjencia Telegrafike Vox



 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page