PËRKEQËSOHET LIRIA E SHTYPIT NË KOLUMBI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 12, 2023
- 2 min read

Luis Gabriel Pereira, gazetar dhe drejtor i medias dixhitale “Notiorense”, në Sienga De Oro (Ciénaga de Oro), në Kordobë (Kordoba). Krimi ndodhi pasditen e 9 majit, në lagjen Julio Manzur. Dy persona që udhëtonin me motor kanë qëlluar gazetarin.
Luis Gabriel Pereira, 25 vjeç, kishte disa muaj që punonte si gazetar. Në fillim të këtij viti, ai inauguroi portalin e tij në Facebook, ku publikoi lajme që lidhen me rendin publik, sigurinë dhe çështjet gjyqësore.
Sipas dokumentacionit tonë, në platformën e tij ai shkruante shpesh për arrestime, vrasje dhe rritje të dhunës në Sienga De Oro (Ciénaga de Oro).
Z. Pereira kishte publikuar së fundmi një seri lajmesh për një femicid të kryer në komunë, në të cilat tregonte emrin e sulmuesit të dyshuar. Ky rast, i shtuar me ankesat e tjera të bëra nga z. Pereira, krijoi një alarm te kolegët e tij për rrezikun ndaj të cilit ai po ekspozohej.
Komandanti i policisë kapiten Geli Mulato (Gelly Mulato) dhe kryebashkja Ana Bedoja Usta (Ana Bedoya Usta) pranuan se situata e dhunës në komunë është përkeqësuar muajt e fundit, duke rezultuar në një rritje të vrasjeve.
Gjithashtu, ata denoncojnë se ka një prani të fortë të grupeve të armatosura të paligjshme të lidhura me aktivitetet e trafikut të drogës.
Autoritetet e konsultuara nga FLIP ende nuk kanë një hipotezë të qartë se cili mund të jetë motivi i kësaj vrasjeje.
Nëse vërtetohet se kjo vrasje ka lidhje me punën e tij, do të ishte gazetari i tretë i vrarë në shtatë muajt e fundit, dhe i dyti në këtë departament.
Në rastet e vrasjes së Rafael Morenos (Rafael Moreno) e ndodhur në 16 tetor 2023, në Montelíbano, dhe Uillder Kordobës (Wilder Córdoba), në 28 nëntor 2023 në La Unión, Nariño, nuk dihen rezultate konkrete në hetimin dhe identifikimin e personave përgjegjës.
As nuk pati ndonjë reagim shtetëror që synonte të bënte të dukshme cenueshmërinë e këtyre reporterëve. Mungesa e një reagimi institucional ushqen ciklet e dhunës ndaj shtypit.
Në vrasjen e z. Luis Gabriel Pereira, Prokuroria e Përgjithshme, e drejtuar nga prokurori Fransisko Barboza (Francisco Barbosa), duhet të përfshijë brenda hipotezave të tij hetimore se motivi i vrasjes mund të lidhet me praktikën e tij gazetareske.
Gjithashtu, është detyrë e Prokurorisë që të hetojë me zell krimin dhe të ndërmarrë veprimet urgjente të nevojshme për të ndërmarrë veprimet hetimore që lejojnë identifikimin e autorëve.
Kjo vrasje ka pasoja të rënda për gazetarinë e departamentit dhe thellon frikën e të tjerëve që bëjnë akuza të ngjashme. FLIP i bën një thirrje të qartë Presidentit Gustavo Petro që t'i refuzojë publikisht këto fakte dhe të ndërmarrë veprimet brenda mundësive të tij për të parandaluar dhunën e drejtuar ndaj gazetarëve.
Duhet të ketë një koordinim midis entiteteve lokale dhe kombëtare që kërkojnë të parandalojnë në mënyrë efektive dhunën kundër shtypit në Kordobë.

___.png)















Comments