PËRHAPET PROTESTA E BUJQËRVE ME TRAKTORË | PROPOZIMI I BE-ian PËR FERMERËT TË ENJTEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 30, 2024
- 3 min read
Bruksel, Belgjikë | “Ne duam të mbijetojmë, të jetojmë, të ekzistojmë”.
Shpërthimet e ndezura nga zemërimi i fermerëve po shumohen në të gjithë kontinentin.
Tashmë ka dhjetëra bllokada në rrugë.
Dhe mobilizimi kthehet në një rrethim jo vetëm në Paris, por në të gjithë Europën.
Pas ditëve të aksioneve muskulare në Francë, protestat u përhapën nga Belgjika në Gjermani, nga Italia në Greqi, deri në Spanjë.
Aty ku akronimet kryesore të sektorit kanë paralajmëruar hyrjen në terren, duke bërë thirrje për mobilizim kombëtar.
Një thirrje e vetme proteste për të kërkuar një ndryshim në politikat evropiane.
Dhe për të cilën BE-ja – objektivi i akuzave të lidhura me Marrëveshjen e saj të Gjelbër, kërkesat e reja të CAP-së dhe marrëveshjen me Mercosur-in është gati të përgjigjet me masa të reja, që do të prezantohen të enjten, kur dosja do të vendoset edhe në tryezë e jashtëzakonshme të samitit të liderëve të BE-së.
Megjithatë, para përballjes në Ventisette, do të ketë një takim kokë më kokë midis znj. Ursula von der Leyen dhe z. Emanuel Makron, i cili, do të jetë vendimtar për fatin e gjithë protestës.
Të parkuar në mënyrë simbolike në Square de Meus, pak metra nga selia e Parlamentit Evropian, traktorët e parë belgë - të përfshirë në vend me veprime penguese që kulmuan me bllokimin e portit të Zeebrugge në Detin e Veriut - arritën në kryeqytetin BE-ian njëzet e katër orë para ardhjes së krerëve të shteteve dhe qeverive.
Të ardhura më të mira, më shumë fleksibilitet në standardet mjedisore, ndihma për t'iu përgjigjur efekteve të ndryshimeve klimatike, dhe epidemive, të tilla si gripi i shpendëve, rritja e çmimeve të karburantit dhe energjisë, zero tarifa për produktet ushqimore nga Ukraina: faktorët e pakënaqësisë janë të shumtë.
Dhe marrëveshja e tregtisë së lirë BE-Mercosur ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes, prej vitesh në qendër të negociatave me Brazilin, Argjentinën, Paraguajin, Uruguain, dhe tani në rrezik për t'u përballur me goditjet e kritikave nga Parisi.
Rregullat, sulmi frontal i presidentit Makron, nuk janë homogjenë në krahasim me standardet europiane.
Në të vërtetë, obsesioni francez është se marrëveshja, duke hapur tregun për produkte nga jashtë, dëmton prodhimin vendas, dhe kontribuon në shpyllëzimin në Amazon.
Por ajo që ngjall gjithashtu zemërimin e fermerëve, janë kërkesat e reja të Politikës së Përbashkët Bujqësore, CAP, e reformuar në vitin 2021, e cila, tani kërkon që fermerët të ruajnë 4% të sipërfaqeve djerrë, në mënyrë që të kenë akses në fonde.
Të gjithë faktorët që e shtyjnë Parisin të thërrasë - përmes gojës së kryeministrit Gabriel Attal - një përjashtim bujqësor francez në lidhje me kufizimet në BE.
Megjithatë, sipas fjalëve të presidentit Makron vënia e të gjithë fajit mbi Europën, do të ishte thjeshtim i problematikës.
Një dorë e shtrirë për Ursula von der Leyen, e cila, në orët e ardhshme, do të thirret për të dhënë përgjigje konkrete personalisht.
Gjithashtu për të larguar makthin e humbjes, së një pjese vendimtare të elektoratit, në funksion të zgjedhjeve europiane.
Masat e para priten në orët në vijim me një plan për importin e grurit ukrainas, i cili, sipas asaj që rrjedh nga Palazzo Berlaymont, duhet të përmbajë klauzola automatike mbrojtëse për të mbrojtur mbi të gjitha fermerët kufitarë, ata nga Hungaria, Polonia, Sllovakia, Bullgaria. dhe Rumania.
Gjithsesi, të enjten do të jetë radha e masave për tokën djerrë, me një përjashtim të ri nga kufizimet e përqindjes minimale të tokës që do të mbahet djerrë, pas asaj të dhënë vitin e kaluar, për të mbrojtur sigurinë ushqimore, nga pasojat e luftës në Ukrainë.
Takimi kokë më kokë mes z. Makron dhe znj. von der Leyen nuk do të jetë vendimtar, por do të japë drejtimin.
Më pas diskutimi do të kalojë në samitin e liderëve të BE-së, tashmë të dëmtuar nga vetoja e z. Viktor Orban për marrëveshjen për 50 miliardë euro ndihmë për Ukrainën, me një axhendë të ndryshuar në mënyrë të pashmangshme.
Traktorët kërcënojnë të rrethojnë Brukselin dhe ndërtesën Europa.
Dhe sovranistët - të ndërgjegjshëm për suksesin e arritur një vit më parë nga Partia Hollandeze e Fermerëve (BBB) në zgjedhjet rajonale - janë gati.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments