PËRFSHIHET NË KRIM ORDINER DJALI I ISH-FUTBOLLISTIT TË FAMSHËM KOSTAKURTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 20, 2023
- 1 min read

Akil Kostakurta (Achille Costacurta), 18 vjeç, djali i ish-lojtarit të AC Milan dhe kombëtares italiane Aleksandër Kostakurta (Alessandro Costacurta) dhe i modeles, aktores dhe prezantueses televizive Martina Kolombari (Martina Colombari), po ndiqet në gjendje të lirë për rezistencë dhe kundërshtim të një zyrtari publik. Kjo për shkak se goditi me grusht një agjent të policisë lokale të Milanos, pasi ishte i inatosur, me sa duket pa asnjë arsye, brenda një taksie. Episodi ndodhi mbrëmjen e së martës, dhe u përshkrua si vijon: djali, i cili së fundmi mori pjesë në emisionin e “Pekin Express” së bashku me nënën e tij, hipi në një taksi në zonën e Tortonës, rreth orës 23:00, dhe pak më vonë filloi të shqetësohej, aq sa shoferi i taksisë kërkoi ndihmë nga një patrullë e oficerëve të policisë lokale që ishin aty.


___.png)



















Comments