PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: TAKIM I JASHTËZAKONSHËM I 27 MINISTRAVE TË JASHTËM NESËR; KA RREZIK PËR NJË LUFTE MË TË GJERË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 28
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Do të thërras nesër një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Punëve të Jashtme nëpërmjet video-lidhjes për të trajtuar çështjen e Iranit dhe ngjarjet që po zhvillohen me shpejtësi në Lindjen e Mesme”.
Kështu shkroi në rrjetin social virtual Iks (X) Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit evropian Kaja Kallas.
“Jam në kontakt me partnerët tanë në vendet e Gjirit. Sulmet pa dallim të regjimit iranian kundër fqinjëve të tij paraqesin rrezikun e tërheqjes së rajonit në një luftë më të gjerë dhe ne e dënojmë këtë fenomen. Është thelbësore që lufta të mos përshkallëzohet më tej. Regjimi iranian duhet të bëjë zgjedhje”, shkroi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments