PËRFAQËSUESJA E LARTË E KOMISIONIT EVROPIAN PËR PUNËT E JASHTME KAJA KALLAS THA SE PO KËRKOHEN MËNYRA PËR TË MBËSHTETUR GJYKATËN NDËRKOMBËTARE PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 33 minutes ago
- 2 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të hënën se rendi ligjor ndërkombëtar ishte nën sulm dhe blloku po shqyrtonte mundësitë për të mbështetur Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
ShBA-ës vendosën sanksione ndaj gjashtë gjyqtarëve dhe tre prokurorëve në GJND-së në fillim të këtij viti, përfshirë kryeprokurorin e saj, i cili, dha dorëheqjen përkohësisht në muajin maj mes një hetimi të Kombeve të Bashkuara për sjellje të dyshuar të pahijshme seksuale.
Uashingtoni po shqyrton gjithashtu sanksione kundër të gjithë gjykatës.
Duke folur në Kolegjin e Evropës, një universitet me seli në Bruges, Përfaqësuesja e Lartë Kallas tha se një sulm i gjerë po zhvillohet kundër rendit ligjor ndërkombëtar, të drejtave të njeriut, normave të dakorduara ndërkombëtarisht dhe institucioneve që kemi krijuar për t'i zbatuar ato.
Ajo tha se Bashkimi Evropian kishte një politikë të gjatë dhe të fuqishme në mbështetjen e GJPN-së, por se blloku kishte edhe të metat e veta.
“Një shtet anëtar ka njoftuar qëllimin e tij për t’u tërhequr nga GJPN-ja, por të gjitha shtetet anëtare janë të detyruara ligjërisht nga vendimet që miratohen nga Këshilli, duke përfshirë vendimin në mbështetje të GJPN-së dhe duke përfshirë edhe rastin e një tërheqjeje”, tha Përfaqësuesja e Lartë Kallas, duke nënkuptuar se Hungaria do të jetë ende e detyruar nga vendimi i Këshillit për të mbështetur GJPN-në pas daljes së saj të planifikuar si anëtare e gjykatës.
Shefja e Politikës së Jashtme tha se blloku po shqyrton mënyra për të ndihmuar gjykatën.
“Në Bruksel, ne po shqyrtojmë aktualisht të gjitha opsionet e disponueshme, duke përfshirë masa specifike lehtësuese, për mënyrën se si mund ta bëjmë këtë mbështetje të vlefshme për GJPN-në në kohën e saj të vështirë”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments