PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: DUHET TË KETË HAPËSIRË PËR DIPLOMACI NË IRAN PËR TË NDALUAR PËRSHKALLËZIMIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Duhet të ketë hapësirë që diplomacia të ndërpresë ciklin e përshkallëzimit.
Luftërat mbarojnë me diplomaci. Vizioni ynë i përbashkët është se duam stabilitet në rajon, që konflikti të mos vazhdojë dhe që e drejta ndërkombëtare të respektohet”.
Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, përpara një video-konference me partnerët e Gjirit, gjatë së cilës, do të diskutohet mbështetja e mundshme e Bashkimit Evropian për rajonin.
“Palët po negociojnë gjithashtu një komunikatë të përbashkët. Irani po e eksporton luftën, duke u përpjekur ta shtrijë atë në sa më shumë vende të jetë e mundur për të mbjellë kaos”, shtoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments